Interi humbet kohë, nja trajner kampion si Murinjo bie në gjurmët e Kumbullës

Marash Kumbulla është prej muajsh emri më i përfolur në merkaton italiane. Në një farë mënyre ky është edhe shërblimi i punës fantastike të bërë përgjatë sezonit të tij të parë në Serie A me fanellën e Hellas Veronës. Lazio dhe Interi kanë qenë në një garë të gjatë mes tyre për të fituar shërbimet e mbojtësit shqiptar.

Disa herë i kanë shkuar pranë marrëveshjes, por pa arritur në një finalizim. Zikaltrit janë duke humbur kohë për të siguruar firmën e Kumbullës, për të cilin janë të gatshme shumë klube të tjera të njohura. Këtë herë është një trajner kampion si Hoze Murinjo që bie në gjurmët e talentit të Kombëtares kuqezi.

Largimi i Vertongen ka lënë një hapësirë që duhet të mbushet dhe Kumbulla mund të rezultojë ideali për mbrojtjen e Totenhemit. Media veroneze, “L’Arena” bën me dije se tekniku portugez po shqyrton profilin e lojtarit shqiptar, megjithëse ende nuk ka një nisje të negociatave me klubin e Veronës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *