Refuzon ftesën e Fidel Yllit, Liga Profesioniste me letër të hapur: Takohemi vetëm me kryeministrin

Liga Profesioniste është e vendosur që të plotësohen me çdo kusht 4 propozimet e drejtuara në adresë të qeverisë. Ftesa e Fidel Yllit për një takim në zyrat e Ministrisë së Financave është refuzuar nga Liga, që me anë të një letre të hapur bën me dije se kërkesat e tyre janë bërë të njohura shumë herë dhe se për t’i dhënë një zgjidhje nevojitet vetëm një vullnet i plotë politik që mund të vijë vetëm nga kryeministri Edi Rama.

Për këtë arsye delegacioni i ngritur është i gatshëm të ulet në një tryezë vetëm me kreun e qeverisë shqiptare. Ndërkohë në letrën e shkruar, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Profesioniste, Dritan Kadia, i dërgon një ftesë Fidel Yllit për t’u ulur në një diskutim në zyrat e Ligës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Letra e Ligës Profesioniste:

I nderuar zoti Fidel,
Më duhet tju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qef dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.
Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.
Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.
Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.
Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.
Tiranë, më 13 shtator 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online