Sokol Cikalleshi ka vendosur të ndryshojë ambient këtë merkato. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhënë fund me Akhisarporin dhe lë kështu përfundimisht Ligën e Parë turke. Futbollisti kavajas dëshironte një kampionat më të fortë për të vijuar karrierën e tij, duke firmosur kështu për në elitën e Turqisë.
Është Konyasspori klubi që ka blerë kartonin e Sokol Cikalleshit. Ky i fundit është prezantuar te skuadra e re ditën e sotme, pasi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Lojtari 30-vjeçar largohet pas një sezoni ku numëron 26 ndeshje në kampionat dhe 8 gola të shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Sokol Cikalleshi ?ttifak Holding Konyaspor’umuzda ??
?? https://t.co/3paVv52Yq5 pic.twitter.com/zN3TSZrM7i
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) September 11, 2020