“E kam pritur gjithë jetën“, një talet si Qazim Laçi rrëfen debutimin në Francë: Ishte shpërblimi i punës sime

Ndeshja me Lituaninë ishte për t’u harruar nga ana e Kombëtares sonë. Por çdo e keqe e ka një të mirë. Pavarësisht takimit të humbur, Shqipëria fitoi edhe talente të reja në gjirin e saj. Qazim Laçi është emri më i ri që debutoi me fanellën kuqezi, duke luajtur nga minuta e parë kundër Lituanisë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit ku aktivizohet, Ajaccio, mesfushori shqiptar rrëfen emocionet e tij për ndeshjen e parë me Kombëtare. Një moment që e kishte pritur gjatë të vinte e që e mbushi me krenari dhe lumturi. Puna e mirë gjithnjë shpërblehet dhe këtë e vërteton edhe ky debutim i Laçit.

“Është një moment që e kam pritur gjithë jetën time. Kam luajtur me të gjitha grupmoshat e Shqipërisë. Kishte ardhur koha që të evoluoja në ekipin e paë, është një krenari e madhe të luaj për vendin tim. Është gjithashtu diçka shumë e mirë për mua, shpërblen punën e gjithë vitit dhe progresin tim. Që nga ndeshja e parë nuk kemi jemi dorëzuar. Kemi punuar në mënyrë të palodhur për të bërë më shumë dhe më mirë.

Kishte shumë emocione për mua gjatë ndeshjes me Lituaninë. Isha krenar të filloja titullar me fanellën kuqezi. Jam pak i trishtuar sepse nuk e fituam takimin. Kishte dy ndjenja, i gëzuar që luajta por i mërzitur që humbëm. Këto janë ndeshje të rëndësishme”, kanë qenë fjalët e Qazim Laçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *