Zyrtare/ Komiteti Ekzekutiv miraton kërkesën e Ligës Profesioniste, shtyhet Kategoria Superiore

FSHF ka dalë ditë ne sotme me një njoftim zyrtar. Komiteti Ekzekutiv ka vensour të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste. Për këtë arsye Kategoria Superiore nuk do të nisë më 12 shtator si edhe ishte parashikuar, teksa është shtyrë pa afat.

Ende nuk ka një reagim nga ana e Qeverisë shqiptare, në tryezën e së cilës ka mbërritur kërkesa unanime e krerëve të klubeve. Ligji për sportin nuk favorizon aspak investimet në futboll, duke bërë që anëtarët e Ligës Profesioniste të paraqesin 4 propozimet e tyre, përmbushja e të cilave është një domosdoshmëri në mënyrë që skuadrat të rikhtehen sërish në fushë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i FSHF:

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar përmes një vendimi qarkullues kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e kampionatit të Kategorisë Superiore 2020/2021 për një afat të pacaktuar.

“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më datë 10.09.2020, pasi u njoh me kërkesën e paraqitur nga Liga Profesioniste për shtyrjen e datës së fillimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, sezoni 2020/2021 vendosi të miratojë kërkesën e Ligës Profesioniste të Futbollit për shtyrjen e datës së fillimit të sezonit futbollistik 2020/2021 me afat të pacaktuar. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, – shkruhet në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Kjo kërkesë e anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit vjen si pasojë e mungesës së një reagimi nga Qeveria shqiptare për kërkeasat e paraqitura nga Liga nëpërmjet letrës dërguar më datë 10.08.2020 Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë që vendimi për bojkotimin e Kategorisë Superiore u mor në unanimitet gjatë mbledhjen e Anëtarëve të Ligës Profesioniste të Futbollit të datës 05/09/2020.

Më poshtë edhe kërkesa e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar KE-së së FSHF:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online