Zyrtare/ Vjen dhe prezantimi, Mici vesh fanellën e klubit që rrëmben objektivat e Partizanit

Tashmë e ardhmja e Gledi Micit është vendosur përfundimisht. Mbrojtësi ka hedhur të zezën mbi të bardhe dhe është prezantuar ditën e sotme në radhët e Prishtinës. Ka qenë vetë klubi bardheblu që ka bërë të ditur lajmin.

Prishtina në këtë merkato është ktheyr në ekipin që ka rrëmbyer objektivat e Partizanit, teksa si Mici ashtu edhe Sabien Lilaj ishin dëshirat e mëdha të “demave të kuq“, por që nuk u përmbushën për shkakt të bllokimit të merkatos. Ndërkohë ish-futbollisti i Skënderbeut dhe Shkëndijës së Tetovës ka thënë edhe fjalët e para për faqen zyrtare të Prishtinës, ku thekson se synimi i tij është titulli kampion i Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit Prishtina:

Gledi Mici, nga Shkëndija në Prishtinë

Mbrojtësi i majtë blindon krahun

Prishtinë, 10 shtator 2020 – Ish-futbollisti i Kamzës (2009-2012), Flamurtarit të Vlorës (2012-2014), Kukësit (2015/16), Skënderbeut (2016-2018) dhe së fundi Shkëndijës nga Tetova (2018-2020), i bashkëngjitet fanellës bardhekaltër nga Prishtina.

Mici, 29 vjeç, i lindur më 06.02.1991 në Tiranë, ka qenë ish-reprezentues i kategorive U17 dhe U21 të Shqipërisë dhe me gjithë ofertat e shumta anekënd Kosovës dhe Shqipërisë, ai vendosi për klubin e Prishtinës.

“Është e vërtet s’e kam pasur oferta, por isha o fokusuar diku në Turqi apo Greqi. Gjithsesi tani gjithçka ka përfunduar dhe jam pjesë e Prishtinës duke pasur tërë fokusin në suksesin në ambientin e ri”.

“Aq sa di, Prishtina është vetë futbolli i Kosovës, emri më i madh në vend, por me titullin e munguar dhe unë dua të provoj këtë sfidë të re, të sjelli suksesin ndaj ambicieve të klubit. Pres që të jap maksimumin dhe karshi kësaj në fund të sjellim titullin”.

“Në Prishtinë kam gjetur bashkëlojtarët e dikurshëm në Skënderbe, Abazin, Lilajn dhe patjetër që do të ndihem dhe komod si në shtëpinë time në krah të tyre e që veçmas i çmoj për djem të mirë fantastik, përveç si futbollistë cilësorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online