Ronaldo shkroi historinë me 101 golat e tij, njeriu i rekordeve nuk i ka shënuar dot Shqipërisë

Dje Cristiano Ronaldo shkroi sërish historinë dhe u bë lojtari i dytë që shënon 100+ gola me Kombëtaren e tij, teksa renditet vetëm pas Ali Daei, i cili arriti të shënojë 109 gola me Iranin në karrierën e tij futbollistike. Megjithatë një rekord i tillë mund të shihet si lehtësisht i thyeshëm, duke njohur aftësitë dhe egon e sulmuesit për të shënuar gol.

Interesant është fakti se pavarësisht se CR7 i ka shënuar 41 shtetevë të ndryshme të botës, njeriu i rekordeve asnjëherë nuk e ka arritur këtë suksese përballë Kombëtares Shqiptare. Ronaldo është përballur 4 herë me Shqipërinë, 3 ndeshje zyrtare dhe 1 ndeshje miqësore, por ka dështuar të gjejë rrjetën përballë gardianëve tanë.

Përveç Shqipërisë janë edhe 4 skuadra që 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk ka arritur akoma të shënojë. Franca (4 ndeshje), Gjermania (4 ndeshje), Brazili (3 ndeshje) dhe Anglia (3 ndeshje)./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *