Pas atij debutimi për t’u harruar në stolin e Azerbajxhanit, De Biasi i gëzohet fitores së parë. Trajneri Italian ka mposhtur me sukses Qipron në transfertë me shifrat minimale 0-1, duke marrë kështu 3 pikët. De Biasi duket se ka reflektuar pas asaj humbjeje dhe është rithyer te strategjia e vjetër.
Aurobusi i ish-trajnerit të Shqipërisë është parkuar me sukses në Qipro, duke bërë të mundur kështu fitoren. Goli ka ardhur në minutën e 29 nga Maksim Medvedev. Kaq ka mjaftuar për azerët që janë mbyllur pas për të mbojtur portën me gjithë forcat e tyre. Kështu, De Biasi ka vendosur të mos hidhet në aventurë këtë herë, por të bëjë atë më të sigurtën, të vendosë gjithë skuadrën pas për të mos i dhënë kundërshtarit mundësinë e barazimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/