VIDEO/ Ronaldo i lindur për të shkruar histori, feston golin e 100 me perlën nga goditja e dënimit

Fati i Kristiano Ronaldos është i shkruar. Ylli portugez ka lindur për të shkruar histori. Sulmuesi i Juventusit është përndjekur gjatë gjithë karrierës së tij nga rekorde e suksese dhe nuk është ndalur së shkruari emrin e tij me gërma të arta as mbrëmjen e sotme, ku ka fituar me shifrat 0-2 kundër Suedisë.

Ronaldo ka festuar golin e tij të 100 me Kombëtaren e Portugalisë, duke u bërë kështu i pari lojtar europian që shkon në këtë kuotë me përfaqësuesen. Por goli merr edhe më shumë vlerë kur vjen nga një perlë prej goditjes së dënimit. Megjithatë 5 herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka mbyllur me kaq, pasi në minutën e 72-të tund rrjetën me një tjetër gol mahnitës nga jashtë zone.

Në këtë mënyrë, Kristiano Ronaldo shkon në 101 gola të shënuar në total me fanellën e luzitanëve. Një numër ky që e dërgon vetëm 8 gola larg rekordit botëror të mbajtur nga lojtari i Iranit, Daei, që ka tundur 109 herë rrjetën me Kombëtaren e tij. Por për portugezin rekordet janë bërë për t’u thyer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/XavsFutbol/status/1303417028586418176

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online