“Hysaj kishte frikën e autogolit, nuk kishte besim te e majta”! Analiza e Hafizit: Lojtarët aq kuptojnë, po fut një 19-vjeçar aty…

Shqipëria është surprizuar në “Air Albania” duke humbur në shifrat 0-1 nga ana e Lituanisë. Arsyet dhe shpjegimet mund të jenë të shumta nga ana e futbollistëve, por edhe po aq konfuze. Kryesisht faji i lihet faktit se kampionatet nuk kanë filluar dhe lojtarët kanë ndierë lodhjen fizike, që i penalizoi në këtë përballje.

Nga ana tjetër, Hafizi ka bërë analizën e tij për “Supersport” duke shpjeguar edhe momentin e golit të Lituanisë. Hysaj i shkoi pranë evitimit të atij realizimi të kundërshtarit, por pa i’a dalë dot për të përmbushur qëllimin. Hafizi mendon se kjo erdhi nga fakti se mbrojtësi shkodran bëri llogaritë gabim duke kërkuar ndërhyrjen me këmbën e djathtë, por kjo ishte tërësisht jashtë kohe.

“Nuk po i referohem futbollistëve, pasi ata lojtarë janë dhe aq kuptojnë. Arsyetimet e tyre nuk i shkonin për shtat një të rrituri. Sa për Rejën, dakort nuk po kritikojmë skemën se me tre mbrojtës kemi luajtur edhe ne para 20 e ca vitesh, por ne ata lloj lojtarësh kishim, i rrinin përshtat. Po të tre mbrojtësit tanë sot kanë luajtur me gabime se po na dilnin shumë herë kundërshtarët. Trashin mbante shumë topin dhe nuk shkonte dot në vijë fundore, se do aftësi, kishim mangësi nga krahët.

Ne na mungon njëë mesfushor fantasist, edhe Kastrioti që nuk vjen nga kjo fushë e kuptoi këtë gjë. Po merr edhe ndonjë lojtarë nga Shpresat, fut ndonjë 19-vjeçar, nuk bëhet ndonjë qamet i madh. Lojtarët aq kuptojnë dhe ka pak nga ata që e vlerësojnë tamam. Po si mund të themi që gaboi Gjasula apo Strakosha, pasi kundërshtari krijoi shumë raste. Goli i Lituanisë dhe mungesa e ndërhyrjes së Hysajt?

Për mendimin tim ka pasur frikën e një autogoli dhe nuk ka kërkuar ndërhyrjen me këmbën e majtë, pasi nuk kishte shumë besim, por me të djathtën. Kështu është gabuar me shpejtësinë e topit”, u shpreh Hafizi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *