“I nxorëm shqiptarët nga loja e tyre”, trajneri i Lituanisë: Shqipëria nuk bëri asgjë për t’u mbajtur mend

0

Nga Klaudio Ndreca

Trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas, i është gëzuar fitores së marrë në Shqipëri. Kundërshtari modest arriti të merrte triumfin e parë pas katër vitesh duke i surprizuar kuqezinjtë në Tiranë, në takimin që përfundoi në shifrat 0-1.

Kështu tekniku i Lituanisë është shprehur se e ka nxjerrë Shqipërinë tërësisht jashtë taktikës së saj të lojës me skemën që përgatiti. Por nga ana tjetër nuk dorëzohet pasi llogarit edhe Kombëtaren që drejton në vallen për të dalë në vendin e parë në grup, megjithëse kishte katër vite pritje për të marrë fitoren e parë në Shqipëri.

“Jam i lumtur me një fitore kaq të rëndësishme. Lituania fitoi një ndeshje zyrtare pas një pushimi të gjatë. Së pari, duhet të përgëzojë vetë lojtarët, të cilët dhanë tërë zemrën e tyre dhe besuan në atë që po bënin në fushë, kjo, mendoj se është gjëja më e rëndësishme. Unë gjithashtu dua të falënderoj ata që na mbështetën dhe pritën këtë fitore.

Pas asaj ndeshje me Kazakistanin kishte një farë frike se lojtarët mund të mos rikuperohen fizikisht. Por loja dhe përmbajtja e saj tejkaluan pritjet. Ne me të vërtetë ndoqëm planin dhe i rrëzuam shqiptarët duke i nxjerrë nga loja e tyre tipike. Gjithçka u kurorëzua me golin tonë në pjesën e dytë. Tani jemi barazim me pikë në grup të gjithë.

Ne kishim mundësi për të rritur avantazhin ndërsa Shqipëria nuk bëri ndonjë gjë për t’u mbajtur mend, përveç asaj goditje dënimi ku portieri ynë reagoi mirë. Do të kemi ndeshje në tetor me Bjellorusinë dhe Shqipërinë, atje ku do të nxjerrim disa konkluzione të mëdha”, u shpreh trajneri i Lituanisë. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.