“Kishim vetë faj, nuk krijuam asnjë rast”, Hysaj i pakënaqur me arbitrin: Nuk e kuptoj kartonin e dytë

Pas triumfit në Bjellorusi Shqipëria nuk ka mundur të ruajë dot ritmin dhe hedh hapin fals në “Air Albania”. Ndonëse shihej si një kuindërshtar i lehtë për t’u mundur, Lituania rezultoi ndryshe në fushën e lojës. Miqtë befasuan kuqezinjtë, teksa fituan me shifrat minimale 0-1, duke e bërë situatën nëgrup disi të komplikuar, pasi të gjitha skuadrat numërojnë nga 3 pikë të grumbulluara. Pas përfundimit të takimit, kapiteni Hysaj ka folur për mikrofonin e “RTSH”.

“Nuk kemi krijuar asnjë rast. Ishin skuadër që e luanin mirë topin. Problemi qendron te gjendja jonë fizike. Shumë faj kemi vetë. Kemi treguar që nuk kemi krijuar asnjë rast për të shënuar, kështu që. Kartonin e parë mund ta kuptoj, por ky i dyti ishte një stimulim i qartë. Nuk e kuptoj. Isha i nervozuar sepse doja të fitoja. Ndeshtjet e radhës do jenë më mirë pasi lojtarët do të marrin minuta me klubet. Ishte mendim i Rejas që ndonjëherë të hynte edhe Mihaj në goditjet nga këndi”, ka thënë Elseid Hysaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *