VIDEO/ Rikthehen makthet e së shkuarës te kuqezinjtë, Shqipëria i dorëzohet Lituanisë në “Air Albania“

LIVE, Shqipëri-Lituani 0-1

Mbrëmja e sotme ka rikthyer edhe një herë tjetër makthet e së shkuarës te kuqezinjtë. Atëherë kur duket se gjërat po shkojnë në udhën e duhur vjen edhe gabimi. Euforia ndëshkon sërish Shqipërinë, e cila vinte nga një fitore bindëse në Bjellorusi. Kombëtarja i është dorëzuar Lituanisë në “Air Albania“, ku ka humbur me shifrat minimale 0-1.

Edhe pse një kundërshtar i lehtë në letër, Lituania e ka surprizuar Shqipërinë mbrëmjen e sotme. Një gabim i Gjasulës në atë pasim pas për te Strakosha solli edhe golin e vetëm të këtij takimi, teksa lojtari kundërshtar nuk e pati të vështirë të përfitonte nga ajo situatë.

Megjithatë shqetësues mbetet fakti se kuqezinjtë nuk po arrinin të krijonin rrjedhshmëri në aksione, me mesfushën e paralizuar nga presingu lituanez. Goditja e parë në kuadrat do të vinte tepër vonë dhe djemtë e udhëhequr nga Reja nuk mundën dot të dalin me pikë nga kjo ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online