Hapi i gabuar ndaj Moldavisë, UEFA shuan shpresat e Kosovës për fitoren në tavolinë

Kosova e nis me një hap të gabuar aventurën e re në Ligën e Kombeve, duke mos shkuar më tepër sesa një barazim ndaj Moldavisë. Një rezultat ky tepër surprizues pasi dardanët ishin favoritët kryesorë për ta fituar, teksa kundërshtari i tyre nuk vlente as sa gjysma e kartonit të Milot Rashicës.

Megjithatë shifrat do të mbylleshin në 1-1 dhe autori i golit të Moldavisë, Nicolaescu do të rezultonte pozitiv me Koronavirus pas ndeshjes. Kjo krijoi edhe iluzionin për një fitore të mundshme në tavolinë, pasi është rrezikuar seriozisht edhe shëndeti i lojtarëve dardanë.

Por UEFA e ka të qartë vendimin e saj duke ia raportuar gazetarit të “Supersport”, Arlind Sadiku. E vetmja masë e marrë është ajo e karantimit të futbollistit, por asgjë tjetër nuk mund të kërkohet pasi testimi i tij përpara ndeshjes e ka nxjerrë negativ nga pandemia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *