Kuqezinjtë duan vetëm lojtar shqiptar, futbollisti afrikan i ofrohet Kosovës për ta përfaqësuar

Nga Klaudio Ndreca

Lassine Traore po shkëlqen në Kosovë me Trepçën 89 duke marrë edhe vëmendjen e shumë klubeve në Europë që kërkojnë lojtarin nga Mali. Në media kanë dalë klube si Hajduk, Boavista dhe Dinamo Zagreb që duan në organikën e tyre këtë mesfushor 19-vjeçar.

Ndërkohë në një prononcim për “BlicMedia”, Traore kërkon që t’i kthejë mirënjohjen Kosovës për mbështetjen e madhe që po i jep në karrierë, duke pranuar që të përfaqësojë U-21. “Do të jem i lumtur nëse marrë ftesë nga Rafet Prekazi te Kosova U-21. Jam pjesë e Superligës këtu dhe do t’i përgjigjesha me zemër”, u shpreh Traore.

Tashmë vendimi kalon në dorën e trajnerit Prekazi sa i përket një ftesë të mundshme ndaj lojtarit afrikan. Ndërkohë edhe te Shqipëria ka pasur raste të ngjashme ku më kryesori është ai i Peter Olainkës, por në Kombëtaren kuqezi është vendosur se ka vend vetëm për lojtarët me origjinë shqiptare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online