Kosova ka humbur mbrëmjen e sotme me shifrat 1-2 kundër Greqisë. Helenët befasuan që në minutën e 2-të të takimit dhe në fund u larguan bashkë me 3 pikët nga stadiumi “Fadil Vokrri“. Në përfundim të ndeshjes ka folur për mikrofonin e “Supersport Kosova“ edhe sulmuesi dardan, Atdhe Nuhiu.
Ky i fundit shprehet se duhet pranuar humbja, pavarësisht se përpjekjet nga lojtarët dardanë në fushë ishin maksimale. Por sipas Nuhiut kemi të bëjmë me një disfatë të pranueshme, teksa shifrat ishin vetëm 1-2 dhe nuk kishim të bënim me një rezultat të thellë.
“Të gjithë lojtarët kemi dhënë 100% dhe duhet ta pranojmë që kemi humbur. Në fushë nuk pata ndjenjën që dikush nuk e ka dhënë maksimumin. Ndoshta nga jashtë duket ndryshe. Normale që na munguan lojtarët që nuk ishin sot. Deri në fund luftonim, se ishte 1-2. Nuk është se humbëm 5-0 apo 6-0. 1-2 është ‘ok’”, ka thënë Atdhe Nuhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/