“Shqipëria nuk ka pika të dobëta”, trajneri i Lituanisë dorëzohet para kohe: Ndihet dora e fortë e Rejës

Nga Klaudio Ndreca

Trajneri i Lituanisë, Valdas Urbonas, është dorëzuar që përpara ndeshjes që do të zhvillojë në mbrëmjen e nesërme ndaj Shqipërisë. Teksa ka folur për kuqezinjtë nuk kanë munguar vlerësimet e mëdha për kundërshtarin, duke e krahasuar me Kombëtaren që drejton dhe për të dalë në një konkluzion se ka pak shanse për të bërë surprizën.

Urbonas shprehet se te Shqipëria ndihet dora e fortë e trajnerit Reja, ndërsa ajo që Lituania do të përpiqet të bëjë është për t’i hapur disa probleme Shqipërisë. Një dorëzim i parakohshëm ky i teknikut kundërshtar, ndërsa nuk do të ketë as kapitenin e Kombëtares, Fedor Cernych i cili mungon për shkakun e dëmtimit.

“Ne jemi shumë në dijeni se Shqipëria është një Kombëtare me cilësi të mëdha dhe që është favorite për ta fituar këtë takim, por do të shohim për mundësitë tona dhe të bëjmë më të mirën, që t’i shkaktojmë disa probleme vendasve.

Është vërtet për keqardhje që nuk do të kemi kapitenin Fedor Cernych që është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren. Shpresoj vetëm që zëvendësuesi i tij ta bëj që të mos ndihet shumë në fushë kjo mungesë. Shqipëria është një Kombëtare e ekuilibruar mirë, ka lojtarë të fortë si individ dhe ka një disiplinë taktike, pasi i kam parë ndeshjet e tyre. Nuk kanë shumë pika të dobëta dhe ndihet një dorë e fortë e trajnerit Reja”, u shpreh trajneri i Lituanisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online