Kosova nuk ia doli të fitonte kundër Greqisë në “Fadil Vokrri”, teksa u mposhtën me shifrat 1-2. Ishte pikërisht Bernard Berisha ai që dhuroi spektakël në momentet e fundit të ndeshjes, ku shënoi një gol spektakolar me gjysmë-roveshatë, duke ngushtuar kështu shifrat e takimit.
Ish-lojtari i Skëdnerbeut nuk ka duruar më gjatë dhe ka shprehur gjithë pakënaqësitë ndaj trajnerit Shaland, që nuk i ka dhënë hapësira sulmuesit. Ai festim la shumë vend për polemika dhe Berisha e pranon hapur në intervistën pas ndeshjes se dedikimi ishte për trajnerin.
“Gjesti ka qenë për të. I them që tani që ndeshjen e radhës mos të më grumbullojë ndeshjen e radhës për shkak të disiplinës. I kërkoj falje të gjithë shikuesve, por zemra ime e di se sa kam vuajtur në këto dy vite. Sepse gjithmonë kam qenë i gatshëm, kam luajtur me ekipin. Kosova ëshët në zemrën time. Edhe në momentet më të vështira e kam pranuar Kosovën pa asnjë kusht. Edhe sot nuk kam asnjë kusht për Kosovën”, ka thënë Bernard Berisha për “Supersport“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/