VIDEO/ Flit dhe hesht! Gjesti i Bernard Berishës pas golit ishte për Shaland, trajneri i Kosovës shpërthen pas festimit

Kosova ka humbur me shifrat 1-2 ndaj Greqisë duke i mbyllur këto takime të shtatorit me vetëm një pikë të grumbulluar. Rezultate zhgënjyese këto për dardanët, ndërsa brenda përfaqësueses ka edhe çështje të tjera që janë ngritur. Në golin e vetëm të shënuar nga ana e Berishës, që dha një magji të vërtetë, pati edhe një gjest në festim duke treguar se duhet të vazhdohet të flitet dhe më pas të heshtet.

Por kujt i dedikohej? Trajneri i Kosovës e ka sqaruar për “Supersport” se gjithë mesazhi ishte për të. Shaland ka shpërthyer duke i treguar Berishës se kurrsesi nuk mund të bënte një festim të tillë. “Ishte një mesazh për mua dhe unë nuk ia pranoj këtë mënyrë festimi. Me golin që bëri tregoi se ishte këtu dhe është pjesë e ekipit, por unë jam trajneri dhe nuk i lejoj këto festime të tilla”, u shpreh Shaland. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online