“Ne kishim 10 muaj pa luajtur”, trajneri i Luksemburgut çuditet vetëm me fitoren: E prisja De Biazin të luante në mbrojtje

De Biasi e nis me këmbën e gabuar detyrën në krye të stolit të Azerbajxhanit, teksa ka humbur 1-2 në ndeshjen e tij debutuese. Luksemburgu ka përmbysur shifrat dhe ka dalë nga kjo transfertë me 3 pikët në xhep. Ndërkohë trajnerët kanë dhënë edhe deklaratat e tyre pas përfundimit të takimit.

Kreu i pankinës së Luksemburgut thekson se skuadra e tij kishte 10 muaj pa luajtur dhe kjo e ka surprizuar pas ndeshjes mjaft të mirë të luajtur. Ndërkohë Luke Holts duket se i ka bërë detyrat e shtëpisë mirë, teksa ka lexuar strategjinë e De Biasit. Trajneri i Luksemburgut tregon se e priste që italiani të luante në mbrojtje.

“Ne meritonim që të fitonim ndeshjen e sotme. Kjo pasi kemi luajtur një futboll të pastër nga fillimi deri në fund. Duke u kthyer pak në fillimin e kësaj ndeshje, nuk e mendonim se mund të paraqiteshim në këtë mënyrë kur kemi 10 muaj pa luajtur. Por pas stërvitjes së dytë isha i bindur se do të paraqiteshim në nivelin e duhur. Pritjet tona janë përmbushur dhe morëm një fitore të merituar. Azerbajxhani u tërhoq i gjithi në mbrojtje kur ngeli me 10 futbollistë dhe kjo na lehtësoi punën. Nuk u habita me De Biazin që po lunate në mbrojtje. E imagjinoja që trajneri i ri do të luajë me një skemë 4-4-2 dhe jam i kënaqur me futbollistët e mi”, është shprehur Luke Holts./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *