VIDEO/ Konsiderohej si italo-shqiptari, diplomati De Biazi këndon himnin e Azerbajxhanit që në debutim

Nga Klaudio Ndreca

De Biazi e ka mësuar më së mirin çelësin e suksesit për të fituar dashurinë e tifozëve, sidomos kur bëhet fjalë për Kombëtaret. Shqipëria i dha mjaftueshëm eksperiencë për të kuptuar sesi mund të kthehet në njeriun më të dashur në një shtet, vetëm falë futbollit. Detajet! Janë pikërisht ato që kanë më shumë rëndësi, për ta dalluar trajnerin.

Për punën që ka bërë te Shqipëria padyshim që ky trajner meriton notën “10” pasi do të arrinte historinë me Europianin e Francës. Gjithmonë konsiderohej si italo-shqiptari, ndërsa edhe vetë do të shprehej shpeshherë se ndihej shqiptar, pasi u lidh së tepërmi me vendin tonë dhe kjo falë ngrohtësisë që i’u dhurua nga ana e tifozëve.

Por nga ana tjetër De Biazi është edhe një diplomat i nivelit të lartë, ndërsa menjëherë ka mësuar himnin e Azerbajxhanit. Përpara ndeshjes së zhvilluar ndaj Luksemburgut, trajneri Italian ka kënduar së bashku me azerët që ishin në fushën e lojës, duke lënë të befasuar edhe opinionin sportiv në këtë vend. E megjithatë ky detaj nuk merr shumë vlerë në këtë rast pasi Azerbajxhani do të mundej në shifrat 1-2 nga ana e Luksemburgut. Në fund një gjë është e sigurt se kur karriera e De Biazit të mbyllet si trajner do të njohë dhe do të ketë kënduar mjaftueshëm himne të shteteve të ndryshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online