Shpresat e Tiranës janë edhe të Shqipërisë, bardheblutë urojnë për super paraqitjen produktet e tyre

Ernest Muçi, Jurgen Celhaka dhe Marsel Ismajlgeci ishin tre nga protagonistët kryesorë të asaj fitore historike të Shqipërisë ndaj Austrisë U-21, duke e mundur në shifrat 1-5. Një fitore e marrë si asnjëherë më parë nga ana e Shpresave tona, ku në përbërje të saj kishte shumë elemete cilësorë të Superiores.

Klubi i bardhebluve nuk mund të qëndronte në heshtje pas kësaj performance, duke uruar futbollistët të dalë nga akademia e tyre për paraqitjen mbreslënëse në transfertën e Austrisë. Flitet për lojtarët të cilët nuk janë vetëm Shpresa e Tiranës për të ardhmen, por edhe e Shqipërisë nëse vazhdojnë të mbajnë ritmin. /Sport Ekspres/

 

 

View this post on Instagram

 

Të rinjtë e kombëtares U21 dhurojnë spektakel! 21 vjecarët kuqezi mposhtën sot me rezultatin e thellë 5-1 Austria U21. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi në të cilën janë grumbulluar edhe 3 nga futbollistët e KF Tirana, Ernest Muci, Jurgen Celhaka dhe Marsel Ismajlgeci dhuruan spektakël në fushë në cdo gjuajtje si titullarë. Në minutën e 63’ dhe 87’ Ernest Muçi shënon 2 gola që i hipotekojnë fitoren ekipit “Shpresa”. Pas një paraqitje tejet dinjitoze, të gjithë kthehen triumfues në atdhe. Krenarë që talentet shqiptarë bardheblu lënë gjurmë në arenat ndërkombëtare dhe gëzojnë vazhdimisht zemrat e tifozëve, klubi i Futbollit Tirana përgëzon të gjithë skuadrën e të rinjve për spektaklin që dhuruan. #bashkëjadalim ??????

A post shared by K.F.Tirana (@kftirana.al) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *