Trazira e mediave serbe/ Lojtari i Rusisë i pret me shqiponjë, detyrohen për reagim: Gabimi ynë, na vjen keq

Nga Klaudio Ndreca

Mjaftojnë që në Serbi të shohin simbolin e një shqiponje dhe gjithçka tjetër e humbet kuptimin: “Po na provokojnë shqiptarët”. Madje të njëjtën ide e kanë pasur edhe kur në Rusi hodhën një fotografi për ndeshjen që do të kishin ndaj Serbisë, atje ku lojtari i tyre Fjordor Smolov u shfaq me shqiponjën.

Menjëherë lajmi mori dhënë në mediat serbe duke e konsideruar si goditje pas shpine, duke e ditur se të dyja vendet janë aleatet kryesore kundër njohjes së Kosovës. Nuk do të vononte shumë edhe reagimi nga Rusia kur panë keqinterpretimin e bërë.

“Gjesti i lojtarit tonë nuk ka lidhje me politikën. Kjo është një shprehje e stemës tonë, e cila është prapa shpinës së futbollistit. Na vjen keq që është shfaqur ky interpretim i shtrembëruar. Ajo që kurrsesi ne nuk donim të bënim, ishte të fyenim dikë. Ky është gabimi ynë”, mbyllet reagimi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *