Kosova zhgënjeu me Moldavinë, i vjen lojtari i Partizanit për ta përforcuar kundër Greqisë

Kosova ka zhgënjyer në transfertë kundër Moldavisë teksa nuk shkoi më tepër sesa barazimi me shifrat 1-1. Pavarësisht mundësive të mira për të mbërritur te fitorja, dardanët nuk ia arritën qëllimit për të dalë me tre pikët. Tashmë do të vijë një tjetër histori dhe përballje pasi do të luhet kundër Greqisë.

Por këtu do të ketë edhe një ndryshim në organikën e skuadrës, teksa mungesat e mëdha dhe nevoja për alternativat në mesfushë kanë detyruar trajnerin Shaland që të thërras Rron Brojën. Futbollisti i Partizanit ndodhet në Ohër duke kryer përgatitjen përpara nisjes së Superiores. Ky është raportimi i “Sportmania” ku menjëherë pasi Kosova të kthehet nga udhëtimi, të premten do të gjendet edhe Broja te dardanët për të qenë i gatshëm kundër Greqisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *