“Nuk kemi fituar asnjëherë në Minsk”! Duka këshillë për Kombëtaren dhe flet për Partizanin: Nuk janë aq fajtor

Shqipëria do të përballet në ditën e sotme kundër Bjellorusisë, për të zhvilluar kështu ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Kombëtarja do të kërkojë të marrë fitoren e parë në këtë edicion të ri dhe të rrisë më tepër entuziazmin në krahun e tifozëve. Në emisionin “Pressing” që transmetohet në “ABC News”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, ka kërkuar më tepër kujdes nga Kombëtarja pasi nuk ka arritur kurrë që të fitojë në Minsk. Gjithashtu një koment të shkurtër ka edhe për bllokimin e merkatos te Partizani me vendimin nga CAS ku thuhet se do të arrihet që të gjendet pafajësia.

“Futbollistët kanë pak ditë me njëri-tjetrin, por gjendja e tyre është relativisht e mirë, mesa kemi parë në klubet e tyre. Grupi ku marrim pjesë ka skuadra të të njëjtin nivel. Çdo gjë mund të ndodhë. Në letër kemi disi kualitet më shumë se të tjerët dhe objektivi ynë është të jemi të parët e grupit.

Gjendja fizike? Asnjëherë nuk janë të gjithë gati, në gjendje maksimale, apo të mos kesh të dëmtuar. Gjithmonë ka probleme, por ka mjaftueshëm futbollistë, pasi janë thirrur 30 futbollistë për këto dy ndeshje. Nuk ka shumë diferenca mes tyre.

Kjo është një transfertë e vështirë. Është një kundërshtar që ka rritje, luan në ‘play-off’ për në Europian, por ne duhet të tentojmë të marrim maksimumin e pikëve. Mundësia dhe dëshira janë, por futbolli është i paparashikueshëm.

De Biazi? Të njëjtën gjë thashë edhe unë, ndoshta jo me qa eufori sa e tha De Biazi. Jo gjithmonë në futboll fiton kush është më i miri në letër. Nesër është një ndeshje shumë e vështirë. Bjellorusia nuk fal në shtëpi, nuk kemi bërë rezultat pozitiv në Minsk asnjëherë. Të luajmë me kujdes për të marrë fitoren.

Mbyllja e merkatos së Partizanit? Nuk është një gjykim final, por një masë e ndërmjetme. Besoj se Partizani do arrijë të gjejë pafajësinë, nuk është një çështje ku klubi është aq fajtor”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online