Sheiku që po pushton futbollin/ Grupi i Manchester City blen ekipin e 10 në botë, tani zgjerohet në Francë

Nga Klaudio Ndreca

Sheikët janë duke pushtuar futbollin dhe në këto kohë të pandemisë kur shumë skuadra janë duke diskutuar falimentimin, është më e lehtë për të proceduar me ndërrimin e pronësisë. Kështu grupi që zotëron Manchester Cityn, “City Football Group”, ka blerë zyrtarisht skuadrën e 10 të tyre në botë.

Një kompani kjo e cila është e përbërë nga firma e Abu Dhabi United Group me përqindjen më të madhe, 78%, ku kryesohet nga sheiku Mansour bin Zayed. Ndërsa pjesët e mbetura në kompaninë që po pushton futbollin i ka firma amerikane Silver Lake dhe dy të tjera kineze.

Vetëm pak orë më parë ka ardhur edhe zyrtarizimi se Troyes është blerë përfundimisht, megjithëse ende nuk përmendet një shifër e saktë për të cilën u shit klubi francez. Në sezonin e shkuar ishin konkurrentët kryesorë për t’u ngjitur në “Ligue 1”, por dështuan pasi kampionati u mbyll papritur nga pandemia, duke i gjetur në vendin e katërt. Ndërkohë për sezonin e ardhshëm askush nuk ka dyshime se do të jenë favoritët kryesorë për të kaluar më tej. /Sport Ekspres/

Ekipet që zotëron në botë:

English Manchester City,
American New York City,
Spanish Girona,
Australian Melbourne City,
Japanese Yokohama F. Marinos,
Chinese Sichuan Jiuniu,
Uruguayan Club Atlético Torque,
Indian Mumbai City,
Belgian Lommel SK.
French Troyes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *