Valencia kërkon futbollistin e Kombëtares shqiptare, kalimi në La Liga duket pranë

Mbrojtësi 27 vjeçar Ivan Balliu kaloi një super sezon në Spanjë tek UD Almeria, në të cilën shënoi 1 gol dhe dhuroi 4 asiste, duke ndihmuar skuadrën në luftën për ngjitjen në Seria A, pavarësisht se në fund skuadra nuk arriti të kualifikohej. Paraqitjet e shkëlqyera të Balliut nuk kanë ngelur pa rënë në sy edhe nga skuadrat e La Ligas.

Valencia duket se është ekipi favorit për transferimin e 27 vjeçarit, por për këtë duhet të arrijë dakordësinë e plotë me skuadrën e Almerias, pasi lojtari ka një kontratë që i mbaron në vitin 2021. Megjithatë Ivan Balliu po bën të pamundurën për të bindur ekipin aktual që të pranojë ofertën e Valencias, në mënyrë që të luajë sa më parë në ligën elitarë të Spanjës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *