Zyrtare/ Ajaksit magjik i largohet edhe “thesari” i fundit, Van de Beek firmos me ekipin e ri  

Ajaksi që magjepsi botën sezonin e dy viteve më parë duke mposhtur ekipe legjendare si Juventusi dhe Real Madridi duket se është shpërbër totalisht. 3 nga yjet që shkruajtën historinë janë larguar nga ekipi hollandez. De Jong u transferua tek Barcelona, De Ligt tek Juventusi dhe Zijek tek Çelsi.

Tashmë edhe lojtari i 4-t i atij Ajaksi magjik largohet përfundimisht nga liga holandeze duke u bërë pjesë e ekipit madhështor të Premier Ligës, Mançester Junajtid. Bëhet fjalë për Van de Beek, i cili ditën e sotme ka nënshkruar kontratën 5 vjeçare me gjigandin anglez.

Ky transferim i ka kushtuar ekipi të drejtuar nga Ole Gun Solskjaer një shifër prej 40 milionë euro. Lojtari do t’i bashkohet menjëherë shokëve të skuadrës, të cilët bëhen gati për sezonin e ri të Premier Ligës./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online