Kur do ta njohë Tirana kundërshtarin e “Play-Off”? Vetëm 90 minuta larg, zbulohet edhe data

Pas Skënderbeut dhe Kukësit, Tirana bëhet skuadra e tretë që arrin në Play-Off të Europa ligës. Kryeqytetasit ishin mjaft me fat në shortin e ditës sotme, teksa së bashku me Ludogorets, do të shkojnë menjëherë në këtë fazë pa qenë nevoja e të luajturit në turin e tretë.  Gjithashtu mësohet edhe se kur Tirana do te mësojë kundërshtarin e saj për fazën e fundit të eleminatoreve të Europa Ligës, ku është vetëm 90 minuta larg grupeve.

Data 18 shtator është vendosur nga UEFA për të hedhur shortin e Play Off, duke pasur një kohë të madhe përpara për të menduar hapin final. Pas dy lajmeve jo të mira në shorteun e Nionit, ku Kukësi do te përballet me gjigandët e Volsfburg, ndërsa Teuta do të ndeshet me një skuadër mjaft të vështirë si Granada, kualifikimi direkt i Tiranës e ngre paksa moralin e tifozëve shqiptarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *