“Krenari e madhe është Kombëtarja”, emocionet që përjeton Qazim Laçi: Niveli është i lartë

Qazim Laçi është një prej prurjeve të reja që do të shihet me shumë vëmendje te Shqipëria. Trajneri Reja ka zgjedhur t’i besojë këtë futbollisti që nuk shquhet vetëm për aftësitë e mëdha që zotëron, por edhe ndjenjën e madhe të dashurisë që ka për origjinën. Këtë nuk e ka fshehur as në konferencën e sotme për shtyp, ku theksoi gjithë krenarinë për faktin se mban veshur ngjyrat kuqezi.

“Është një konkurrencë e madhe te Kombëtarja dhe niveli është ngritur. Nga mënyra si po luajmë në Europë ne jemi duke luftuar për një vend te Shqipëria. E njoh mirë ekipin pasi e kam parë dhe kam luajtur me shumë futbollistë te Shpresat. Do të ishte kënaqësi e madhe për mua nëse do të arrijë të luajë me Shqipërinë A. Do të ishte krenari që të vazhdoj të jem pjesë e Kombëtares. Si kush dua të bëhem? Janë shumë lojtarë të mirë në mesfushë. Me rëndësi është që ne të fitojmë gjithmonë se kemi shanse të mira për të mbërritur larg”, u shpreh Laçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online