Nga Klaudio Ndreca
Të thuash vetëm që po kalon një formë të mirë është vërtet pak për ndeshjet që po zhvillon Albion Ademi në Finlandë, ku po aktivizohet me ekipin e Mariehamn. Gjatë ditës së sotme ka zhvilluar të vetmin gol në skuadrën që luan, teksa pjesa e parë është mbyllur në humbje 4-1 ndaj HJK.
Gjatë minutës së 11 të takimit është akorduar një faull në favor të Mariehamn dhe Ademi nuk mund të gabonte, duke gjetur me saktësi cepin e rrjetës. Kjo ishte hera e 10 që sulmuesi 21-vjeçar festonte golin personal, ndërsa jemi vetëm në ndeshjen e 12 të kampionatit në Finlandë.
Pra flitet për statistika mbreslënëse nga Albion Ademi, ku deri përpara nisjes së këtij sezonit si rekord personal kishte më së shumti 4 gola të shënuara përgjatë një kampionati. Emri i këtij sulmuesi ishte në listën e Alban Bushit për Shqipërinë U-21, por “Sport Ekspres” mësoi se klubi finlandez nuk i dha leje për shkakun e Koronavirusit. Një justifikim që mund të përdoret këto kohë nga ana e skuadrave që duan të mbajnë “peng” futbollistët e tyre për kampionat dhe duke mos i lejuar në Kombëtare. /Sport Ekspres/