Tashmë është momenti që Kukësi, Laçi dhe Teuta të matin forcën e tyre në Europë. Takime që priten me interes nga sportdashësit shqiptarë, veçanërisht për të parë ndryshimin e verilindorëve që i janë larguar futbollistë të rëndësishëm, por nga ana tjetër është afruar trajneri Skënder Gega, e cila mund të konsiderohet edhe si blerja më e mirë.
Kukësi-Slavia Sofia është takimi që mund ta ndiqni në “RTSH”, ndërsa pa pagesë për shikuesit do të jetë edhe përballja mes Teutës dhe Beitarit, kundërshtarit izraelit, e cila do të transmetohet në të njëjtin kanal. Sa i përket ndeshjes së mbetur mes Keshlës dhe Laçit, ky takim është marrë nga ana e “Supersport”. /Sport Ekspres/