“Mos u shqetësoni, nuk ndodh me Kukësin”/ Kapiteni i Slavia Sofias ndez sfidën: Bënim shaka në autobuz

Nga Klaudio Ndreca

Slavia e Sofias vjen në Shqipëri për t’u përballur me Kukësin në Europë, ndërsa e ka nisur kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme. Në tre ndeshjet e para ka marrë dy humbje dhe një barazim, duke frikësuar tifozët edhe për përballjen e sotme që do të ketë në vendin tonë.

Kapiteni i ekipit bullgar, Yanis Karabelov, ka qetësuar disi mbështetësit e Slavias duke premtuar se ndeshja ndaj Kukësit do të jetë krejtësisht një histori tjetër. Ndërkohë theksohet se ka një humor të mirë edhe brenda klubit, pavarësisht momenteve që janë duke kaluar në kampionat.

“Një ndeshje e vështirë është përpara nesh. Një sfidë e re, një ndeshje për Europën dhe shpresoj për një fund të mirë. Kur ne po udhëtonim drejt aeroportit ka pasur shaka në autobus dhe humor të mirë. Kemi pasur mundësi të relaksohemi. Me ndeshjet që kemi zhvilluar në sezonin e fundit është nder dhe kënaqësi për mua që jam futbollist i Slavias. Ne kemi luajtur edhe ndaj ekipeve me vlerë në kampionat. Kemi humbur shanset tona dhe kjo na ka dërguar te humbja, kemi dështuar për të marrë atë që dëshirojmë. Por këtu nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi me Kukësin do të jetë krejtësisht histori tjetër”, u shpreh Karabelov. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online