“U kënaqa që nuk fitoi Tirana”, gazetari që mbështet Partizanin: Si te PSG…

Tirana është eliminuar nga turi i dytë i Champions League nga Crevena Zvezda pasi humbi në shifrat 0-1. Një humbje kjo e ardhur nga fati pasi bardheblutë mbizotëruan me rastet ndaj kundërshtarëve duke shpërdoruar mundësi të pastra për gjetjen e golit.

Ndërkohë gazetari Helidon Tahiraj, i cili mbështet Partizanin, u shpreh se ndihet i kënaqur nga ky eliminim. Arsyeja? Gjendet edhe te festa e Marsejës sikur të kishte fituar vetë Champions League duke zbarkuar në shesh menjëherë pasi PSG humbi ndaj Bajernit. Pra rivali i përjetshëm nuk duhet të fitojë para dhe famë për asnjë arsye. /Sport Ekspres/

Reagimi i Helidon Tahiraj

U kenaqa qe nuk fitoi Tirana. Megjithese “doli me koken lart”, ai kundershtari qe ju beri golin e kishte koken 30 centimetra me lart.
Pse u gezova, s’do thoni ju?
…sepse per mua futbolli eshte sport. Rivali im nuk duhet te fitoje fam? dhe para! Kaq!
I pate tifozet e Olimpikut te Lionit si gezonin qe humbi Shen Zh?rmeni i Parisit. Nuk u gezuan qe fituan gjermanet e Bavarise. Thjesht u gezuan qe humbi ekipi rival ne kampionatin e tyre kombetar.
Sporti per tifozet e vertete nuk ka te beje me kombesine. Gallatasarajn psh e krijoi djali i Sami Frasherit me ndihmen e mesuesit anglez te shkolles. Shume turq jane tifoze te Gallates, pavaresisht se me anglezet dhe shqiptar?t, kane bere luftra sa jane shqepur.
Sporti per ata qe duan te dalin deputete te Njesia 8, sigurisht qe eshte politike.
Nuk pres te me kuptojne ata qe shikojne ndeshjet e kampionatit shqiptar nje here ne vit, ose fare…
Si mund te shpjegohet qe shumica e femijeve te sh sekretareve te partise, te gazetareve te RTSH moniste, jane tifoze me “Tironen Antikomuniste”.
Nejse …! PMTP!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *