E pabesueshme/ “Budallallëqe, shpiku historinë me shqiptarët”/ Zbulohet e vërteta e mashtrimit të mbrojtësit të Manchester United

Harry Maguire është dënuar me 21 muaj dhe 10 ditë për mashtrim ndaj shqiptarëve dhe policisë greke. Mbrojtësi i Manchester United së bashku me shokët e tij u gjend në një grindje me policinë greke dhe më vonë, pasi janë çuar në komisariat kanë shpikur historinë se motra e tij është sulmuar nga një grup të rinjsh shqiptarë.

E gjithë kjo ngjarje konfirmohet dhe nga studio ligjore greke që ka ndjekur këtë çështje, teksa përfaqësuesi i saj, Ioannis Paradisiska dhënë një intervistë për “Daily Mail”, ku pastrohet dhe imazhi i shqiptarëve:

“Maguire dhe shokët e tij kanë shpikur një histori sikur shqiptarët i kanë sulmuar motrën. Nuk kam dëgjuar kurrë budallallëqe të tilla dhe ky është një provokim i turpshëm dhe i shpifur ndaj shqiptarëve dhe policisë greke. Ai duhet të mbajë mbi shpatulla turpin dhe të kërkojë falje”- u shpreh Ioannis Paradisis.

Për këtë turp të madh kombëtarja e Anglisë ka marrë menjëherë masa, duke e pezulluar mbrojtësin e Manchester United për 15 muaj. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online