Partizani ka zhvilluar ditën e sotme miqësoren e dytë në përgatitjet për fillimin e sezonit të ri. Ilir Daja e nisi me një barazim aventurën në stolin e të kuqve, ndërsa sot ka marrë një humbje në Cërrik. Parizani është mposhtur nga Egnatia në këtë test të dytë.
Ishte goli i Shtubinës nga pika e bardhë e penalltisë ai që ka vendosur fatin e ndeshjes që në minutë ne 16. Ekipi nga Rrogozhina ka bërë investime në merkaton e kësaj vere dhe po përpiqet të ndërtojë ekipin e duhur që do i sigurojë pjesëmarrjen në Superiore. Kjo miqësore e sotme ishte edhe një shenjë e mirë për djemtë e Maganit se mund të arrijnë shumë në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/