Dje u zyrtarizua, sot debutoi! Në Holandë pritet shumë nga Broja, trajneri i Viteshe zemërohet edhe në miqësore

Pas suksesit me Çelsi U-23, Armando Broja kaloi në huazim 1 vjeçar tek Viteshe për të marë eksperiencën e duhur dhe pse jo të rikthehet në Londër si titullar i ekipi të parë të drejtuar nga Lampard. Ditën e sotme shqiptari ka debutuar në një ndeshje miqësore përballë Den Hag e cila përfundoi me rezultatin 2-2.  18 vjeçari luajti 5 minuta dhe pa arritur të ndryshojë fatin e takimit.

Megjithatë aktivizimi i tij i menjëhershëm kur është zyrtarizuar vetëm 24 orë më parë, tregon saktësisht se në Holandë presin shumë nga djaloshi shqiptar. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Viteshe, Thomas Letch është shprehur mjaft i zemëruar për faktin se skuadra e tij nuk e fitoi duke mos njohur as miqësoren.

“Reagimi im i parë? Jam i zemëruar. Në fillim kishim kontrollin e lojës pastaj u bë një rrëmujë. Sigurisht që është vetëm një ndeshje praktikë, por duhet t’i marrim disa leksione para kampionatit. Uroj shumë që kjo të mos jetë arrogancë apo dembelizëm i lojtarëve. Do të ishte shumë keq për ne. Si qëllim kemi të shënojmë dhe mbrojmë portën tonë. Duhej të kishim shkuar 0-4 në momentin që ishim 1-2″- ishin fjalët e Thomas Letch pas ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online