Ajo humbje 8-2 ndaj Bajernit rezultoi një shuplakë e fortë që ende dhemb në fytyrën e Barcelonës. një revolucion po nis te katalanasit, por askush e as vetë drejtuesit nuk e imagjinonin se në të do të përfshihej edhe Leo Mesi. Ylli argjentinas është shndërruar në një symbol të Barcelonës përgjatë viteve, duke arritur në fushë atë që shumë futbollistë të tjerë ëndërrojnë në karrierën e tyre.
Por ky sezon që u mbyll ka lënë tejet të zhgënjyer 6 herë fituesin e Topit të Artë, që pas humbjes turpëruese kundër Bajerni të Mynihut ka vendosur se koha e tij me fanellën blaugrana ka përfunduar. Trajneri i sapo emëruar, Koeman, zhvilloi menjëherë një takim me Mesin për t’a bindur të qendrojë në skuadër, teksa e konsideron një pikë kyçe të projektit të tij.
Por me sa duket as tekniku holandez nuk ia ka arritur do të ndryshojë vendimin e argjentinasit. “RAC 1” raporton se takimi nuk ka qenë i frytshëm për Koeman, pasi Mesi i ka bërë të qartë se është më tepër jashtë Barçës sesa brenda saj. Me yllin e skuadrës që nuk kthen mendje për largimin e tij, tashmë drejtuesit e klubit katalanas duhet të fillojnë të bëjnë planet e sezonit të ardhshëm pa praninë e Leo Mesit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/