114 vite histori dhe nuk ishin ngjitur kurrë! Spezia e bën sefte në Serinë A, me formulat “alla Itali”

Mbrëmja që lamë pas është më e bukura për Spezian në Itali, që ka një arsye të vetme për të festuar dhe që i bashkon të gjithë tifozët e saj për të shkuar…në çmenduri. Që nga krijimi i këtij klubi nuk kishte ndodhur kurrë më parë që të ngjiteshin në elitën e futbollit italian.

Në sezonin e ardhshëm do ta shohim Spezian në Serinë A, ndërsa kjo skuadër ka 114 vite që është themeluar. Pra një arritje historike dhe menjëherë pas mbylljes së takimit ndaj Frosinones, njerëzit janë mbledhur në shesh duke pushtuar qytetin dhe duke mos pyetur për rrezikun nga pandemia.

Sigurisht, formula “alla Itali” vendos edhe finalen në Serinë B. Në takimin e parë ishte Spezia që kishte fituar ndaj Frosinones në shifrat 0-1. Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme, Frosinone arriti të mund në finale Spezian po në të njëjtën shifra. Por në fund është Spezia ajo që nis festën pas arbitri vërshëllen në fundin e 90 minutave. Kjo pasi në sezonin e fundit Spezia kishte vend më të lartë në renditje sesa Frosinone në Serinë B. Një formulë kjo e diskutueshme sa i përket “drejtësisë”, pasi një histori e re “play-offi” nuk mund të marrë për bazë të kaluarën, duke vendosur për ekipin që do të kalojë më tej, kur pas 180 minutash ka barazi në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online