PSG ishte një provë forcë e madhe për Leipzig që pavarësisht mrekullisë së bërë deri në gjysmëfinalen e “Champions League”, nuk mund të mendonte për mrekullinë, madje e kishin të ndaluar edhe për ta ëndërruar. Gjigandët francezë ishin me yjet e plotë nga minuta e parë, ndryshe nga takimi me Atalantës. Di Maria dhe Mbape i dhanë një tjetër fytyrë PSG-së që ishte shumë më e frikshme për kundërshtarin.
Goli i parë i këtij takimi tregoi edhe faktin se Leipzig po luante ndaj një rivali që nuk ishte në madhësinë e tij për të matur forcat, pavarësisht se të dyja skuadrat kishin mbërritur deri në gjysmëfinale. Nejmar që fton Marquinhon me vështrim që të futet saktësisht në zonë për të dërguar topin në rrjetë me kokë, ndërsa Di Maria që jep krosimin e ëmbël pikërisht për te objektivi i përcaktuar ishin tre veprimet e bëra nga lojtarët e PSG-së që funksionojnë në mënyrën perfekte. /Sport Ekspres/
Look at the ball from Argentine PSG player DI MARIA MAN!!!! #PSGRBL pic.twitter.com/C61AQVVARV
— ???? ?????? ?? (@abirrahmanorko) August 18, 2020