“Tani u bëmë turpi i botës”, Munishi i jep shpjegim fenomenit të çuditshëm në Kosovë me ekipet

Ekipet në Kosovë janë duke përjetuar një moment aspak të mirë sa i përket daljes në Europë. Fillimisht ishte Drita që u eliminua me një humbje në tavolinë pas rasteve me Koronavirus, ndërsa rrugën e saj e ka ndjekur edhe Prishtina. Një histori e ngjashme kjo me skuadrat që dalin negative para nisjes nga Kosova, por pjesëtarët e tyre rezultojnë pozitiv përpara nisjes së takimit.

Kjo bën që të dëbohen nga hoteli dhe të kthehen në Kosovë, duke hedhur poshtë punën e një viti dhe duke mos e provuar forcën reale në fushë, por duke e humbur në tavolinë. Pyetja është: “Përse ndodh e gjitha kjo?”. Një rast unikal që e kanë pësuar vetëm ekipet shqiptare në Kosovë, ndërsa trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i jep përgjigje.

Në kohën kur futbolli u ndalua për shkakun e Koronavirusit, Munishi kërkoi mbylljen në tavolinë të kampionatit. Asokohe nuk do të mbështetej pasi u mendua se ishte vetëm në interesin personal, teksa një vendim i tillë e shpallte Ballkanin kampion, por tani Munishi shprehet se rezultati i atij gabimi po e kthejnë Kosovën sot në turpin e botës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online