Analiza nga zyra Rajone në Lezhë, ishte risia e madhe për këtë sezon futbollistik

Zyra Rajonale e FSHF-së në Lezhë është hapur vetëm një vit më parë, por ka arritur rezultate të shpejta e të menjëhershme, duke u shpallur madje kampione në turneun e përfaqësueseve rajonale për dy grupmoshat, U-13 dhe U-15.

Përgjegjësi i kësaj zyre, Kristian Gjidodaj shpjegon në intervistën e dhënë për fshf.org, risitë e sezonit që sapo u mbyll si dhe thekson se vetëm në këtë edicion, ka pasur 400 lojtarë të federuar dhe 13 ekipe që u regjistruan për herë të parë. Për këtë zyrë, synim kryesor i sezonit të ardhshëm, mbetet zhvillimi i futbollit të bazës.

– Cilat janë risitë e edicionit që lamë pas në futbollin amator të Zyrës Rajonale Lezhë?

– Zyra Rajonale e Lezhës ka qenë e mbyllur për shumë vite dhe këtë sezon u rihap sërish. Kjo ishte risia kryesore e këtij sezoni, pavarësisht se kaluam dy momente të vështira, tërmetin e 26 nëntorit dhe në fakt, po kalojmë ende pandeminë e COVID-19. Sigurisht, rezultatet e arritura këtë sezon kanë qenë pozitive dhe na japin shpresë për të ardhmen që të realizojmë objektivat tona masivizimin e futbollit në të gjitha grupmoshat.

– A mund të na përmendni disa nga problematikat kryesore të këtij edicioni?

– Një ndër problematikat kryesore ka qenë dhe mbetet ende pjesa e infrastrukturës, mungesa e një fushe me bar artificial dhe me ndriçim, për ta shfrytëzuar në rastet kur moti është i keq. Kemi nevojë për një lloj fushe të tillë, pasi mund të ketë ditë me reshje shiu, që na pengojnë në punën tonë. Kjo sjell nga ana tjetër edhe mungesë aktiviteti për fëmijët, të cilët kanë nevojë të punojnë me topin çdo ditë.

– Sipas jush, a u arritën objektivat, në aspektin e rritjes së pjesëmarrjes? Numri i pjesëmarrësve ka qenë i kënaqshëm krahasuar edhe me edicionin e shkuar?

– Besoj se për këtë edicion, Zyra Rajonale e FSHF-së Lezhë i ka arritur objektivat. Morën pjesë 28 ekipe në total, nga të cilat, 13 u regjistruan për herë të parë në kampionat. 400 lojtarë ishin të federuar, të cilët treguan mjaft cilësi dhe performancë shumë të mirë në turneun e përfaqësuesve me zonat e tjera. Gjithashtu, duhet theksuar edhe fakti se Lezha u shpall kampione e moshave U-15 dhe U-13 në turneun e përfaqësueseve rajonale.

– Cilat janë risitë për edicionin e ardhshëm? Cilat janë synimet kryesore?

– Gjëja e parë që do të bëjmë është të përmirësojmë ato mangësi që kishim sezonin e kaluar. Së dyti, kemi si qëllim të zhvillojmë futbollin e bazës, për djem dhe për vajza në ato zona ku nuk janë prekur deri më sot. Për ne futbolli i bazës është parësor, sepse nëse do kemi cilësi që në bazë, atëherë mund të shpresojmë për të ardhmen. Patjetër duhet të kemi sasi, por më tepër, duhet të synojmë te cilësia. Për ne nuk ka rëndësi se kush është në krye të renditje, në mes apo në fund, e rëndësishme është cilësia që do t’u japim nesër klubeve të elitës shqiptare dhe kombëtares së madhe shqiptare, të meshkujve dhe të femrave. Gjithashtu, zhvillimi i futbollit 5×5 është një nga synimet tona për këtë edicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online