Nejmar nuk njeh aspak mëshirë për kundërshtarët si në fushën e lojës, por njëkohësisht edhe jashtë saj. Sikur të mos i mjaftonte fitorja në gjysmëfinale ndaj Leipzig, për ta eliminuar surprizën gjermane, vjen edhe tallja me kundërshtarin.
Nëpërmjet një foto në “Instagram”, ylli brazilian tregon një foto ku ka kapur “Red Bullin”, që simbolizon Leipzig. Pra duke treguar “viktimën” e tij, ndërsa raste të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët. Madje duke qenë edhe më të ekzagjeruara, teksa pasi PSG eliminoi Dortmundin në “Champions League”, Nejmar me shokët e skuadrës do të bënin festimin e Haland në formë tallëse, duke mos lënë të qetë djaloshin magjik. Sulmuesi i PSG-së dashurohet ose urrehet…/Sport Ekspres/