Zyrtare/ U arratis natën për Partizanin, mbrojtësi lë “të kuqtë” me vetëm me një ndeshje të luajtur

Dorian Kërçiku ka mbyllur ditën e sotme bashkëpunimin e tij te Partizani. Lajmin e bën të ditur vetë lojtari me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Instagram“. Një aventurë të cilën e dëshironte shumë, por që zgjati shumë pak. Pas largimit nga Tirana ishte thuajse e mbyllur që mbrojtësi do vijonte karrierën te Bylisi, madje edhe ishte grumbulluar me ekipin. Mirëpo në momentin kur askush nuk e priste vjen më një lëvizje befasuese, duke u arratisur natën për të shkuar te Partizani.

Në fund e gjtha nuk vlejti, teksa vetëm pas 6 muajsh i duhet t’i thotë lamtumirën të kuqve, me vetëm 1 paraqitje të numëruat në fushën e lojës. Lojtari nuk është pjesë e planeve të trajnerit Ilir Daja, për këtë arsye Partizani ka vendosur të mos i rinovojë kontratën për sezonin e ardhshëm. Tashmë Kërçiku duhet të hedhë sytë nga merkatoja për të gjetur destinacionin e radhës në karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online