Një përshkrim fantastik për atë që ka ndodhur në mbrëmjen e sotme mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut ka dhënë gazetari Paolo Condo, teksa gjendej në studiot e “Sky”. Si mund të përshkruhet në pak fjalë një ndeshje e këtij kalibri që përfundon 2-8?
Në të tilla raste, asnjë fjalë nuk mund të marrë peshën e duhur. Por Condo e gjen saktësisht mënyrën precize për t’i përmbledhur 90 minutat në fjalinë: “Bajerni mbylli dyert e stadiumit dhe shfarosi Barcelonën”. Pikërisht edhe ajo që ndodhi, teksa gjermanët ishin të pamëshirshëm dhe rezultati njihte vetëm thellimin e tij.
“Ekziston një pyetje, se kjo që ndodhi këtë mbrëmje nuk është parë më herët. Unë e gjeta veten në Belo Horizonte, në vitin 2014, kur Gjermania mposhti Brazilin 7-1. Të njëjtat përjetime kisha edhe sot. Bajerni mbylli dyert e stadiumit dhe shfarosi Barcelonën. Ndjenja e parë është se po flasim për një ekip që do të zgjasë për shumë kohë, ky është fillimi i tij”. /Sport Ekspres/