Fundi i një cikli! “Do të iki unë i pari”, Pike kërkon ndryshim total: Sakrifikohem për të rinjtë

Barcelona u eliminua nga Bajern ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Uefa Champions League. Katalanasit u “masakruan” keqazi nga bavarezët, të cilët shënuan 8 herë në portën kundërshtare. Pas kësaj humbje duket se epoka e Barcelonës së magjishme ka ardhur drejt fundit.

Këtë e ka pranuar dhe Pique, i cili është dhe një nga “veteranët” e kësaj skuadre. Në intervistën pas ndeshjes, spanjolli tha se është koha që tek Barcelona të ketë revolucion.

“Gjithçka duhet të ndryshojë. Nuk po flas vetëm për trajnerin, por edhe për lojtarët. Duhet revolucion total, nëse duhen lojtarë të rinjë, atëherë sakrifikohem i pari. Financat i kemi, duhet bërë diçka. Kjo humbje është e papranueshme. S’kam fjalë ta përshkruaj”- u shpreh i indinjuar mbrojtësi katalanas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online