Një histori e vërtetë suksesi ka qenë ajo e RB Leipzig. Gjermanët kanë ndjekur një projekt për t’u duartrokitur që në pak vite i ka ngritur në nivelet më të larta të futbolit gjerman dhe atij europian. Vetëm 11 vjet më parë janë krijuar dhe tashmë e shohin veten në gjysmëfinalen e Champions League.
Për herë të parë në histroi Leipzig shkon në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni prestigjoz dhe arkitekti i gjithë kësaj arritje është Julian Nagelsman, pa mohuar aftësitë e drejtuesve të klubit. Trajneri 33-vjeçar që njohet si “Klopi i ri” ka meritat kryesore në ndërtimin e kësaj skuadre konkuruese me filozofinë e aplikuar në fushë.
Kështu Leipzig ka mundur Atletikon e Madridit mbrëmjen e sotme në shifrat 2-1 dhe gjejnë përpara PSG-në për të luftuar finalen e madhe. Ndeshja u hap nga gjermanët, ndërsa në të dytën Feliks barazon me një penallti të fituar po vetë. Por nëse ka një gjë që gjermanët dinë të bëjnë më së miri është të mos dorëzohen deri në sekondën e fundit. Vetëm 2 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt ishte Adams ai që zgjoi festën te Leipzig, duke u dhuruar këtyre të fundit kualifikimin më tej./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/TheFS_Live/status/1294013615952011265