Luksi i madh/ Statistikat e habitshme, Guardiola ka shpenzuar më shumë sesa mbrojtja e territorit të Shqipërisë

Manchester City është një skuadër e cila është dalluar gjithmonë për shpenzimet marramendëse të kryera gjatë kohës së merkatove. Që pas blerjes së klubit nga sheikët arabë, financat asnjëherë nuk kanë munguar. Kjo ka qenë dhe arsyeja kryesore pse Guardiola vazhdon të jetë trajneri i Manchester City. Tekniku spanjoll dëshiron gjithmonë të ketë në skuadër lojtarë që i përshtaten skemës “Tiki-Taka”, pavarëisht çmimeve të lojtarëve.

Sipas “The Sack Race”, faqjes për statistikat në lidhje me shpenzimet e kryera, rezulton se Manchester City ka shpenzuar më shumë në mbrojtje sesa kanë shpenzuar disa shtete për mbrojtjen e territorit( në ushtri dhe forca speciale), ku fatkeqëisht bën pjesë edhe vendi yne. Guardiola ka harxhuar 314 milionë paund në merkato që pas kalimit tek City, ndërsa Shqipëria ka investuar vetëm 190 milionë të tilla. A janë shifra të çmendura të shpenzuar nga sheikët, apo Shqipëria është një vend shumë i varfër? Gjithsesi, e sigurt mbetet se Manchester City ka mbrojtje më të fortë sesa ajo e territorit të Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *