Gentian Selmanit i ka mjaftuar vetëm një sezon në Kategorinë e Dytë të Turqisë për të tërhequr pas vetes interesin e shumë klubeve. I larguar nga Laçi drejt Menemensporit, karriera e portierit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë duket se po ecën në rrjedhën e duhur. Në Turqi bëjnë me dije se gjigantët e Fenerbahçe kanë nisur tashmë bisedimet me klubin nga Izmiri për të përfituar shërbimet e gardianit shqiptar.
Selmani ka qenë lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje për sezonin që lamë pas për Menemensporin, duke treguar cilësi të mira brenda katërkëndëshit të tij. Kaq ka mjaftuar që interesimet në adresë të tij të vërshojnë, por duket se Fenerbahçe po hedh hapa më konkret./Halit Delibashi-Sport Ekspres/