Vllaznia nuk po gjen qetësi me portierët këtë sezon. Nga gabimet që i kanë përndjekur gardianët përgjatë sezonit, tashmë mbërrihet te largimi i tyre. Alan Sherri ishte i pari që ndryshoi ambient, teksa vendosi të vijonte karrierën e tij në klubin e Laçit. Por rrugën e shkodranit duket se do e ndjeki edhe shoku i tij i skuadrës, Andreja Efremov.
Në Maqedoninë e Veriut “Sportmedia.mk” raporton se portieri 27-vjeçar ka arritur akordin me klubin e Vardarit dhe mbetet të shihet vetëm zyrtarizimi ditën e nesërme. Vetëm 7 ndeshje në kampionat nuk kanë qenë të mjaftueshme për Efremov që të vazhdojë bashkëpunimin me Vllazninë, duke lënë kështu këta të fundit për skuadrën nga Maqedonia e Veritu. Tashmë në Shkodër duhet të mendojnë se cilit do i besojnë katërkëndëshin e tyre për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/